Një arritje e veçantë për futbollin shqiptar u regjistrua në Bundesligë, ku i riu Erblin Osmani bëri paraqitjen e tij të parë me ekipin e Bayern Munich.Talenti 16-vjeçar u hodh në lojë në minutat e fundit të ndeshjes nga trajneri Vincent Kompany, duke zëvendësuar mesfushorin Leon Goretzka.Bayern dominoi takimin dhe e mbylli me një fitore të thellë 4-0, ndërsa për Osmanin kjo mbetet një ditë për t’u mbajtur mend gjatë, pasi shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij profesional.Paraqitja e tij konsiderohet si një sinjal pozitiv për të ardhmen, duke qenë se ai është ndër talentet që po tërheqin vëmendje në klubin bavarez.
16-vjeçari shqiptar Erblin Osmani debuton me Bayern, hyn në fushë në fitoren 4-0

