Gjatë ditës së sotme, Irani ka ndërmarrë sulme me raketa ndaj jugut të Izraelit, duke goditur qytetet Arad dhe Dimona. Sipas raportimeve paraprake, si pasojë e këtyre sulmeve janë plagosur rreth 180 persona në të dyja zonat.Ndërkohë, tensionet në rajon po rriten edhe më tej, teksa Ngushtica e Hormuzit po shndërrohet në një pikë kyçe të përplasjes. Bllokimi i kësaj rruge strategjike tregtare ka shtuar shqetësimet ndërkombëtare.Mbrëmjen e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka drejtuar një ultimatum Iranit. Përmes një postimi në platformën Truth Social, ai paralajmëroi se nëse rruga detare nuk rihapet brenda 48 orëve, SHBA mund të ndërmarrë veprime ushtarake, duke përfshirë goditjen e objekteve energjetike në Iran.
“TRONDITËSE: Shpërthime në jug të Izraelit, 180 të plagosur – tensionet dalin jashtë kontrollit”


