E FUNDIT: Aksion masiv ndaj karburanteve, zbulohet çfarë fshihej pas çmimeve të larta”

aiselect 20260322 153033 chrome

Rritja e fortë e çmimeve të karburanteve ka detyruar Qeverinë shqiptare të ndërhyjë me masa konkrete, duke ngritur një Task Forcë të posaçme për kontrollin e tregut të hidrokarbureve. Aksioni i ndërmarrë ka nxjerrë në pah shkelje të shumta në disa subjekte tregtare.Gjatë verifikimeve në terren nga Administrata Tatimore dhe ajo Doganore, janë evidentuar abuzime të rënda, përfshirë punonjës të paregjistruar, shitje pa faturë, mungesë të kuponëve fiskalë, si dhe probleme serioze me sistemin e fiskalizimit dhe dokumentacionin financiar.Autoritetet kanë sekuestruar dokumentacionin e bizneseve në shkelje dhe paralajmërojnë se aksioni do të zgjerohet në të gjithë vendin. Qëllimi kryesor mbetet vendosja e rregullit në treg, ndalimi i manipulimeve me çmimet dhe garantimi i mbrojtjes për qytetarët.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *