“Protestë ‘e nxehtë’ para Kryeministrisë – 1500 policë në gatishmëri”

aiselect 20260322 170456 facebook

Deputetë dhe mbështetës të opozitës pritet të grumbullohen fillimisht përpara Kryeministrisë, ndërsa organizatorët kanë lënë të hapur mënyrën e vijimit të protestës. Detajet mbi skenarin dhe lëvizjet e mëtejshme pritet të zbulohen gjatë zhvillimit të tubimit.Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit ka aktivizuar një plan të gjerë sigurie për mbarëvajtjen e protestës. Burime bëjnë me dije se rreth 1500 forca policore janë vendosur në terren, në një skemë që ngjan me masat e ndërmarra në protestat e mëparshme.Autoritetet u kanë bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të shmangin çdo përplasje, me qëllim zhvillimin paqësor të tubimit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *