Vendim i fortë: Rrëzohet dekreti i Osmanit, vetëm 34 ditë afat!

aiselect 20260325 220700 chrome

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshëm dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpalljen e zgjedhjeve të reja, duke sqaruar se Kuvendi ende ka afat ligjor për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.Sipas vendimit, Kuvendi është konstituuar më 11 shkurt 2026, çka nënkupton se afati kushtetues për përfundimin e procedurave nuk ka përfunduar ende. Për këtë arsye, deputetët kanë në dispozicion edhe 34 ditë për të përmbyllur procesin e zgjedhjes së Presidentit.“Duke pasur parasysh nevojën për funksionimin normal të institucioneve, Kuvendi ka në dispozicion edhe 34 ditë për të vazhduar dhe përfunduar procedurën për zgjedhjen e Presidentit të ri”, thuhet në vendim, i cili hyn në fuqi më 25 mars.Gjykata thekson se nëse brenda këtij afati nuk arrihet zgjedhja e Presidentit, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve.Kjo do të thotë se, në rast dështimi, zgjedhjet mund të zhvillohen rreth datës 27 prill.Gjykata rikujton gjithashtu se procedura për zgjedhjen e Presidentit nuk duhet të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.Në përfundim, Kushtetuesja vlerëson se dekreti i presidentes Osmani nuk prodhon efekt juridik, ndërsa në rast dështimi për zgjedhjen e Presidentit, detyra e kreut të shtetit mbetet vetëm caktimi i datës së zgjedhjeve parlamentare.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *