Një alarm për bombë është raportuar mbrëmjen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm të autoriteteve të sigurisë.Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur kontrollet e detajuara për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe stafit të aeroportit.Burime jozyrtare bëjnë të ditur se po zhvillohen procedura standarde të verifikimit për raste të tilla, ndërsa ende nuk ka konfirmim për ndonjë rrezik real.Raste të ngjashme janë raportuar edhe në të kaluarën në këtë aeroport, të cilat në fund kanë rezultuar alarme të rreme. / Balkanpost.info


