Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se vendi i tij është më i përgatitur se kurrë për të mbrojtur veten, duke theksuar se Serbia nuk ka më objektiva të paarritshëm.Gjatë fjalës së tij, ai tregoi edhe për presionet ndërkombëtare lidhur me Kosovën.“Të huajt ma kanë thënë mijëra herë: ‘Do ta fitosh Çmimin Nobel, vetëm njihe Kosovën si shtet të pavarur. Shiko drejt së ardhmes, mos u kthe nga e kaluara’,” u shpreh Vuçiç.Ai theksoi se Serbia nuk synon konflikt, por paralajmëroi se do të reagojë ndaj çdo kërcënimi.“Nuk ka më qëllime të pakapërcyeshme për ne dhe askush nuk duhet të mendojë se mund ta sulmojë Serbinë pa u ndëshkuar,” deklaroi ai.Vuçiç shtoi se Serbia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd, duke përmendur konkretisht kroatët dhe shqiptarët, por se mbrojtja e vendit mbetet prioritet.Këto deklarata vijnë në një moment tensionesh të vazhdueshme në rajon, ku çështjet e sigurisë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare mbeten tema të ndjeshme në Ballkan.
“Do fitosh çmimin Nobel” shprehet Vuçiq


