Në një reagim të publikuar në platformën X, presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se kërcënimet e Shteteve të Bashkuara tregojnë “dëshpërim” përballë Iranit.Ai theksoi se ideja për të zhdukur Iranin nga harta është një iluzion që reflekton frikën ndaj një kombi me histori të fortë dhe qëndresë të gjatë.Sipas tij, kërcënimet dhe presionet vetëm sa e forcojnë unitetin e popullit iranian. Pezeshkian shtoi gjithashtu se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të gjithë, përveç atyre që cenojnë territorin e Iranit, duke paralajmëruar se vendi do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo kërcënimi.
“Presidenti i Iranit i përgjigjet SHBA: ‘Kërcënimet tregojnë dëshpërim’”


